← Shfleto

Rexhep Hasani

Doktor i shkencave teknike – elektroteknikës

Lindi në mars të vitit 1954 në Strellcë të Kërçovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Gjimnazin në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Teknik-Dega e Elektroteknikës me Telekomunikacion më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Elektroteknikës të Zagrebit, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1987 me temën: ”EFEKTET KUANTITATIVE NË FILTRAT DHE OSCILUESIT DIGJITAL”(kr). Mr. Rexhep Hasani ka doktoruar në Fakultetin e Elektroteknikës në Prishtinë në qershor të vitit 2006 me temën: ” EFEKTET E KUANTIZIMIT TE KODIMI ME FILTRIM VALZOR”. Dr. Rexhep Hasani së pari u zgjodh asistent i lëndëve: Teknika e telekomunikacionit dhe Teknika e mikrovalore në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës, ku aktualisht është ligjërues i lëndëve Sistemet komunikuese dhe Telekomunikacioni digjital në këtë fakultet ku edhe punon.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.