← Shfleto

Rexhep Gashi

Doktor i shkencave juridike

Lindi në janar të vitit 1960 në Hallaq të Vogël të Lipjanit. Shkollën fillore e kreu në Rufc të Ri, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Lipjan. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1983. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në prill të vitit 1992 me temën: ” POLITIKA NDËSHKIMORE NDAJ DELIKTEVE TË GJAKUT NË KOSOVË”. Mr. Rexhep, I. Gashi doktoroi në Fakultetin Juridik të Prishtinës në mars të vitit 2001 me temën: ” EKZEKUTIMI I DËNIMIT ME HEQJE TË LIRISË ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË SHQIPËRI”. Dr. Rexhep, I. Gashi ka punuar si gjykatës për kundërvajtje në Lipjan, kurse prej vitit 1994 punon në Fakultetin Juridik të Prishtinës si asistent i lëndës Penalo-juridike, që tash është ligjërues. Dr. Rexhep I. Gashi ka të botuara 24 njësi bibliografike.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.