← Shfleto

Rexhep Ferri

Magjistër i artit figurativ

Lindi më 1937 në Kukës. Shkollën fillore e kreu në Gjakovë, kurse të mesmen (të Artit) në Pejë. Akademinë e Arteve Aplikative - Dega e pikturës monumentale, e kreu në Beograd më 1966. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtën Akademi - në Beograd ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1970 me temën: ”ZHVILLIMI I SHKURTËR HISTORIK I ARTIT APLIKATIV GJATË SHEKUJVE (NJERIU DHE HAPËSIRA)”(sr). Mr. Rexhep Ferri në fillim punoi në SHLP-Dega e Artit në Prishtinë. Kurse me hapjen e Fakultetit të Arteve në Prishtinë kaloi si prof. i pikturës ku dhe më 1974 u zgjodh pedagog i këtij fakulteti. Mr. R. Ferri ka organizuar ekspozita individuale e kolektive në Kosovë, Vojvodinë, Angli, Francë, Greqi, Shqipëri, Gjermani, Egjipt dhe Indi. Merret edhe me shkrime (prozë e poezi). Iu janë botuar disa përmbledhje poezish e romane. Mr. Rexhep Ferri është anëtar i rregullt i ASHA-s të Kosovës. Akademik Rexhep Ferri është prof. ordinar në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.