← Shfleto

Reshad Qaili

Magjistër i shkencave të filozofisë

Lindi në mars të vitit 1958 në Dobrosht të Tetovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Tetovë. Fakultetin Filozofik Dega e Filozofisë e kreu në Prishtinë. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Filozofisë në Sarajevë, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1987 me temën: ”NJERIU DHE SHOQËRIA NË TEORINË E ERICH FROMMI-t”(sr). Mr. Reshad Qaili është i angazhuar me punë në Universitetin e Evropës Juglindore, si dhe Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.