← Shfleto

Remzije Shehu-Belegu

Doktor e shkencave të mjekësisë

Lindi në shkurt të vitit 1950 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe atë të Mjekësisë e kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e nisi në Beograd dhe e kreu në Prishtinë më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Citologjisë mjekësore në Zagreb, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1987 me temën: ”NDIKIMI I HIPOKSISË NË QELIZA QË KRIJOJNË KOLONI TË PREKURSORËVE TE QELIZAVE ERITROIDE”(kr). Mr. Remzije Shehu-Belegu doktoratën e përgatiti në Klivelent të Ohajos (Amerikë) kurse doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në shkurt të vitit 1999 me temën: ”SISTEMI TERMOSENZOR QENDROR GJATË ZHVILLIMIT ONTOGJENIK”. Dr. Remzije Shehu-Belegu në fillim u punësua në Institutin e Histologjisë të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, ku më 1982 u zgjodh asistente e Citologjisë me Embriologji, e pas specializimit për Farmakologji në Tulan dhe Ohajo (SHBA) bëhet edhe ligjëruese e kësaj lënde në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku edhe punon. Dr. R. Shehu-Belegu ka të botuara 8 punime shkencore nga lëmi i histologjisë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.