← Shfleto

Remzi Sadiku

Magjistër i shkencave kimiko – teknologjike

Lindi më 1941 në Drogomisht të Madh - Kërçovë. Shkollën fillore e kreu në Zajaz, Normalen në Shkup. FSHMN-Dega e Kimisë e kreu në Prishtinë më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1979 me temën: ”HULUMTIMET TEKNOLOGJIKE TË PROCESIT TË KOROZIONIT NË KONSTRUKCIONET E ÇELIKTA TË NGJYROSURA”(kr). Mr. Remzi Sadiku së pari punoi si profesor i kimisë në shkollat e mesme të Prishtinës. Më 1978 u zgjodh asistent i lëndës Korozioni dhe mbrojtja e metaleve në Fakultetin e Xehetarisë dhe të Metalurgjisë të Mitrovicës, mandej edhe ligjërues i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka qenë edhe drejtor i Shkritorës në Zveçan. Ka të botuara disa punime shkencore. Prej vitit 1999 jeton në Amerikë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.