← Shfleto

Remzi Izairi

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në Çegran të Gostivari. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (të Mjekësisë) në Prishtinë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Reumatologjisë në Beograd, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1980 me temën: ”MANIFESTIMET KLINIKE TË ETHEVE REUMATIKE DHE PROBLEMI I PROFILAKSISË SEKONDARE NË KOSOVË”(sr). Mr. Remzi Izairi doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në qershor të vitit 1984 me temën: ”MANIFESTIMET KLINIKE TË ETHEVE REUMATIKE DHE RËNDSIA E PROFILAKSISË SEKONDARE”. Dr. Remzi Izairi së pari ishte si asistent i Mjekësisë Interne në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku arriti deri te prof. inordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara 26 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.