Reis Rexhepi
Doktor i shkencave të mjekësisë – stomatologjisë
Lindi më 1945 në Belocërk të Resnit – Prespë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse të mesmen (Gjimnazin) në Strugë. Fakultetin e Stomatologjisë e filloi në Shkup dhe e kreu në Varshavë më 1973. Specializimin dhe studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Stomatologjisë në Varshavë ku edhe magjistroi në maj të vitit 1975 me temën: ” TEMPERATURA E PARADONCIUMIT SI FAKTOR DIAGNOSTIK I SËMUNDJES SË PARADONCËS”(sr). Mr. Reis Rexhepi doktoroi në Fakultetin e Stomatologjisë në Beograd në dhjetor të vitit 1981 me temën:” FLUIDET DHE PRISHJA E DHËMBËVE TE FËMIJËT E KSA TË KOSOVËS” (sr). Dr. Reis Rexhepi punoi në preventivën e fëmijëve në Shtëpinë e Shëndetit në Prishtinë, më 1982 u zgjodh docent i lëndës Preventiva stomatologjike e fëmijëve në Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Stomatologjisë në Prishtinë ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në Fakultetin e Mjekësisë-Dega Stomatologji në Prishtinë. Ka qenë në specializim në Indianopolis në SHBA dhe ka të botuara 50 punime shkencore dhe një tekst universitar për stomatologji.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.