Refik Ramku
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1941 në Peshkopi. Shkollën fillore e kreu në Dibër, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Beograd ku e kreu edhe Fakultetin e Mjekësisë më 1968. Specializimin e kreu në Tybingen të Gjermanisë. Pas specializimit doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në qershor të vitit 1986 me temën: ”RIKONSTRUKTIMI I ZINXHIRIRT OSIKULAR TË INFLAMACIONIT KRONIK TË VESHIT TË MESËM”. Dr. Refik Ramku së pari punoi si mjek në Vevçan të Strugës, në Qendrën Mjeksore të Gjilanit e prej aty kaloi në Spitalin e Përgjithshëm në Klinikën e Otorinolaringologjisë të Fakulteti të Mjekësisë të Prishtinës dhe arriti deri te prof. ordinar i Otorinolaringologjisë në këtë fakultet. Ka qenë edhe prodekan i Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës dhe ka të botuara 35 punime shkencore si autor-koautor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.