Refik Kryeziu
Magjistër i shkencave të ekonom
Lindi në mars të vitit 1957 në Rogoçicë të Kamenicës (Dardanë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Gjimnazin) në Kamenicë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1984. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1997 me temën:”POLITIKA E SISTEMIT TË FINANCAVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, FUNKSIONIMI DHE MUNDËSIA E ZHVILLIMIT”. Mr. Refik Kryeziu së pari punoi si ekonomist në Kooperativën Bujqësore të fshatit si shef i Planit dhe i analizës. Ka qenë kryetar i Drejtoratit për Ekonomi dhe Financa në Kamenicë. Mandej filloi punën në Drejtorinë e Ekonomisë në Kuvendin Komunal të Gjilanit. Ka të botuara 8 punime profesionale dhe 3 punime shkencore. Ka marrë pjesë në disa simpoziume shkencore në Kosovë. Jeton në vendlindje.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.