Razim Hoxha
Doktor i shkencave të natyrës – matematikës
Lindi në janar të vitit 1949 në Sllatinë të Poshtme të Vitisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalën) në Ferizaj. FSHMN-Dega e Matematikës - e kreu në Prishtinë më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1988 me temën: ”DISA METODA PËR NDËRTIMIN E FUSHAVE TË FUNDME PROJEKTIVE”. Mr. Razim Hoxha doktoroi në FSHMN të Prishtinës në dhjetor të vitit 2006 me temën: ”KONTRIBUT TEORISË SË PABARAZIMEVE ANALITIKE”. Dr. Razim Hoxha punoi si prof. i matematikës në Qendrën Shkollore të Ferizajt, ku ka qenë edhe drejtor i kësaj qendre, mandej në Entin Pedagogjik këshilltar për matematikë. Nga viti 1988 është ligjërues i matematikës në SHLT të Ferizajt. Ka të botuara 2 tekste për SHLT nga matematika. Jeton dhe punon në Ferizaj.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.