← Shfleto

Rauf Dhomi

Magjistër i artit muzikor – komponimit

Lindi më 1945 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje të mesmen (Muzikës) në Prizren. Fakultetin e Muzikës-Dega e komponimit-dirigjimit e kreu në Sarajevë më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Sarajevë ku magjistroi në shkurt të vitit 1973 me temën: ”GOCA E KAÇANIKUT”, (opera e parë në gjuhën shqipe në Kosovë), Mr. Rauf Dhomi ka 400-500 kompozime, një numër i tyre ekzekutohen në orkestra të vendit dhe jashtë. Ka qenë prof. i SHLP dhe i Fakultetit të Arteve-Dega e Muzikës të Prishtinës si prof. ordinar dhe anëtar i rregullt i ASHA-s të Kosovës. E ka një numër veprash të botuara.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.