← Shfleto

Rasim Bejtullahu

Doktor i shkencave të natyrës – fizikës

Lindi në janar të vitit 1948 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Fizikes e kreu në Prishtinë më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN në Shkup ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1973 me temën: ”TEORIA E DIFRAKSIONIT TË FRANHUFERIT NË SISTEM TË ÇARJEVE PARALELE”(ma). Mr. Rasim Bejtullahu doktoroi në FSHMN në Prishtinë në mars të vitit 1976 me temën: ”TEORIA DIFRAKSIONALE E DISA SKEMAVE KLASIKE TË INTERFERENCAVE”(sr). Dr. Rasim Bejtullahu së pari punoi si prof. i fizikës në Gjimnaz të Gjakovës, më 1971 u zgjodh asistent i lëndës Kursi i përgjithshëm i fizikës, prej ku arriti deri te prof. ordinar i lëndës Fizika teorike në FSHMN të Prishtinë, ku edhe tash punon. Dr. R. Bejtullahu ka të botuara 4 tekste për shkolla të mesme, 5 tekste universitare, 3 dispensa si dhe është hartues i Programit të fizikës për ministrin e Arsimit në Prishtinë. Është doktor i parë i fizikës në Kosovë, merret edhe me astronomi.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.