← Shfleto

Ramiz Zekaj

Doktor i shkencave të historisë

Lindi më 1965 në Novosellë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën e mesme e nisi në Pejë dhe e kreu në Prishtinë. Studimet i filloi në Fakultetin Filozofik-Dega e Orientalistikës në Prishtinë dhe dy vjetët e fundit i kreu në Institutin e Gjuhëve të Huaja në Medine (Arabia Saudite). Më vonë i kreu edhe studimet e larta për Jurispodencën Islame. Pas kryerjes së studimeve nisi të punonte si pedagog në Medresenë e Tiranës ku edhe u laurua si doktor i shkencave në lëmin e Historisë. Dr. Ramiz Zekaj merret edhe me krijimtari letrare. Shkruan poezi për të rritur. Dr. R. Zekaj jeton dhe punon në Tiranë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.