Ramiz Zeka
Magjistër i shkencave të ekonomisë
Lindi në tetor të vitit 1941 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Ekonomike) e kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik e kreu në Nish më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1974 me temën: ”ZHVILLIMI I TREGËTISË NË KOSOVË”(kr). Mr. Ramiz Zeka së pari punoi si mësimdhënës në Normale të Pejës, mandej në BVI për Mbrojtjen Shëndetësore të Pejës, ku ka qenë edhe udhëheqës. Pas një kohe kaloi në SHLE të Pejës si ligjërues i lëndës Analiza afariste e ndërmarrjes, ku edhe punon si profesor i rregullt. Mr. R. Zeka ka të botuara disa punime profesionale nga Lëmi i afarizmit të ndërmarrjeve të vendit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.