← Shfleto

Ramiz Ulaj

Magjistër i shkencave të ekonomisë

Lindi më 1959 në Vuthaj të Plavës. Shkollën fillore e kreu në Guci, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Pejë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1982. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet, ku edhe magjistroi në Prishtinë në mars të vitit 1993 me temën: ”SISTEMI INFORMATIV I L LOGARIVE SHOQËRORE”. Mr. Ramiz Ulaj së pari u punësua si ekonomist në Entin e Statistikës të Kosovës në Prishtinë dhe pas një kohe u emërua drejtor i Drejtoratit të TI-së dhe i metodologjisë, ku tash punon. Mr. Ramiz Ulaj ka të botuara 2 punime shkencore dhe 3 punime profesionale.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.