← Shfleto

Ramiz Kelmendi

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi më 1930 në Pejë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Bujqësoren ) e kreu në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe - e kreu në Beograd më 1958. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1975 me temën: ”TREGIMET HUMORISTIKO-SATIRIKE TË PASLUFTËS”. Mr. Ramiz Kelmendi ishte ndër redaktorët e parë të “Zërit të Rinisë” dhe Gazetës “Rilindja” të Prishtinës mandej Kryeredaktor i botimeve të “Rilindje”. drejtor i Teatrit Popullor Krahinor të Prishtinës dhe prof. i Historisë së Letërsisë dhe i Gjuhës Shqipe II në SHLP të Prishtinës ku punoi deri në pension. Mr. R. Kelmendi merrët me krijimtari letrare dhe ka shkruar: tregime, romane, drama, është shkrimtar mjaft produktiv ka të botuara 14 vepra.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.