Ramiz Hoti
Doktor i shkencave të natyrës – kimisë
Lindi në dhjetor të vitit 1964 në Carrallukë të Malishevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Gllogoc. FSHMN-Dega e Kimisë - e kreu në Prishtinë më 1987. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Kimi Organike-Biokimi në Zagreb ku edhe magjistrua në shkurt të vitit 1993 me temën: ”NITRILI I AKTIVIZUAR SbF5 ME AMTRICA”(kr). Mr. Ramiz Hoti doktoroi në FSHMN-Dega Kimisë - në Prishtinë në qershor të vitit 2003 me temën: ”SINTEZA DHE STUDIMI I 4 HETEROARILAMINO-3 NITRO-2H(-1) BENZOPIRAN-2-ONOVE SI DHE HULUMTIMI I AKTIVITETIT MIKROBIOLOGJIK TË TYRE.” Dr. Ramiz Hoti së pari u zgjodh asistent në Degën e Kimisë të FSHMN në Prishtinë, mandej edhe ligjërues. Ka të botuara 15 punime shkencore si autor dhe 15 punime si koautor, 2 tekste të kimisë për fillore dhe 6 tekste për shkolla të mesme. Në disa tekste është koautor. Punon në FSHMN të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.