← Shfleto

Ramë Miftari

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në maj të vitit 1961 në Kapit të Medvegjes. Shkollën fillore, dhe të mesmen (të Mjekësisë) dhe Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1985. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb, kurse magjistroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në nëntor të vitit 1993 me temën:”KORELACIONI I TË DHËNAVE KLINIKE, ANALIZAVE RADIOIZOTOPIKE DHE NDRYSHIMET MORFOLOGJIKE TE NDRYSHIMET NADULARE, TË GJËNDRËS TIROIDE” . Mr. Ramë Miftari doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në prill të vitit 2005 me temën: ”PËRPARËSITË E SINTIGRAFISË NDAJ METODAVE TJERA IMAZHERISË NË DETEKTIMIN E METASTAZAVE NË KOCKA” . Dr. Ramë Miftari specializimin për Mjekësi nukleare e bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës dhe të Beogradit dhe pranohet mjek në Institutin e Mjekësisë Nukleare të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës, ku edhe u zgjodh ligjërues i mjekësisë nukleare në këtë fakultet. Ka të botuara 12 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.