Ramë Likaj
Magjistër i shkencave teknike – makinerisë
Lindi në mars të vitit 1971 në Deçan. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Makinerisë e kreu në Prishtinë më 1994 si student i “Dalluar”. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet të Prishtinës, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1998 me temën: ”VARJA AKTIVE OPTIMALE JOLINEARE TE AUTOMJETET MOTORIKE”. Mr. Ramë Likaj më 1995 u pranua asistent në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës. Ka të botuara 4 tekste e dispensa universitare me bashkautor dhe 11 punime shkencore me bashkautor. Mr. Ramë Likaj punon në Katedrën e Zhvillimit dhe të Përparimit të Prodhimtarisë të Fakultetit të Makinerisë të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.