Ramadan Sinani
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi më 1944 në Tetovë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik –Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe - e kreu në Beograd më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1987 me temën: ”VENDLINDJA NË POEZINË E SOTME SHQIPE”. Mr. Ramadan Sinani punoi si profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Gjimnaz të Tetovës dhe të Vitisë, mandej si punëtor administrate në Prishtinë. Aktualisht punon si profesor në Fakultetin e Filologjisë në Tetovë. Mr. R. Sinani merret edhe me shkrime kryesisht për të rritur. Ka të botuara 3 vepra. Jeton në vendlindje.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.