← Shfleto

Ramadan Shala

Magjistër i shkencave të pedagogjisë industriale

Lindi më 1933 në Akrashticë të Vushtrrisë. Shkollën fillore e nisi në Pantinë dhe e kreu në Prishtinë, kurse të mesmen (Normalen) e kreu në Gjakovë. Fakultetin Filozofik – Dega e Albanologjisë - e kreu në Beograd më 1960. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Pedagogjisë Industriale në Rijekë, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1979 me temën: ”HULUMTIMI DHE PROJEKTI I PROFILIT DHE I PROGRAMIT PËR AFTËSIMIN E MBIKËQYRËSVE NË XEHETARI”(kr). Mr. Ramadan Shala së pari punoi si profesor i gjuhës shqipe në Shkollën Ekonomike të Vushtrrisë ku ishte drejtor i kësaj shkolle. Mandej në Kombinatin “Trepça” të Mitrovicës përgjegjës për aftësimin e kuadrave: Punoi si sekretar për kuadra në Odën Ekonomike të Kosovë. Mr. Ramadan Shala më Vëllëzën e fali trollin dhe e ndërtuan Shkollën për voglushet e Akrashticës që shkolla u pagëzua me emrin “ Hajrulla Shala”. Mr. R. Shala ka qenë edhe deputet Republikan por herët e rrëmbeu vdekja më 1984.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.