← Shfleto

Ramadan Shabani

Magjistër i shkencave teknike – ndërtimtarisë

Lindi më 1951 në Shajne të Dragashit (Sharrit). Shkollën fillore dhe të mesmen (Teknike) të Ndërtimtarisë i kreu në Dragash. Fakultetin Teknik-Dega e Ndërtimtarisë - e kreu në Prishtinë më 1975. Studimet pasuniversitare i filloi në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Zagreb, kurse i kreu në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Prishtinës, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1995 me temën:”MODELI DISKRET PËR ANALIZËN ELASTIKE TË GUASKAVE POLIEDRIKE”. Mr. Ramadan Shabani më 1976 u zgjodh asistent i lëndës Statika e konstruksioneve në Fakultetin Teknik-Dega e Ndërtimtarisë të Prishtinës, ku më vonë edhe e ligjëron këtë lëndë në këtë fakultet. Ka udhëhequr disa projekte të objekteve industriale në Kosovë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.