← Shfleto

Ramadan Mujaj

Doktor i shkencave të historisë

Lindi më 1939 në Zhur të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Prizren. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë e kreu në Prishtinë më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1975 me temën: ”PRIZRENI NË MES TË DY LUFTRAVE BOTËRORE 1918-1941”. Mr. Ramadan Mujaj doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1984 me temën:”OPINIONI DHE HISTORIOGRAFIA SOVJETIKE PËR LUFTËN ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE TË SHQIPËRISË 1939-1944”. Dr. Ramadan Mujaj prej vitit 1969 e deri më 1975 punoi si prof. i historisë në Shkollën Normale në Prizren, mandej si profesor i historisë së popullit shqiptar i I dhe II dhe i metodikës së Historisë në SHLP”B.Curri” në Gjakovë, tash është profesor i rregullt i kësaj shkolle dhe ka të botuara disa punime shkencore, një tekst të historisë për shkolla të mesme dy tekste universitare si dhe bashkautor i librit “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.