Ramadan Kelmendi
Magjistër i shkencave administrativo – politike
Lindi në shkurt të vitit 1952 në Lipë(Kelmend) të Mitrovicës. Shkollën fillore e nisi në Boletin dhe e kreu në Mitrovicë ku e kreu edhe të mesmen (Normalen). FSHMN-Dega e Gjeografisë e kreu në Prishtinë më 1977. Më 1978 e kreu edhe Fakultetin Juridik në Prishtinë. Regjistroi Shkallën e tretë të studimeve në Zagreb por tema e magjistratues edhe disetacioni nuk iu lejua ta mbroj nga pushteti serbokomunist në Universitetin e Zagrebit. Por magjistroi në Fakultetin Juridik të Prishtinës në tetor të vitit 1989 me temën: ”PËRGJEGJËSIA E PUNËTORËVE DHE TITULLARËVE NË PUNË”. Mr. Ramadan Kelmendi punoi si prof. i gjeografisë në shkolla të mesme të Mitrovicës, në Industria e Akumulatorëve në Mitrovicë. Me 1989/90 Zgjidhet delegat i Kuvendit të Kosovës, U zgjodh edhe kryetar i Komisionit për Mandate të deputetëve. Mr. R. Kelmendi ka qenë pjesëmarrës i drejtëpërdrejtë i hartimit dhe i miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 dhe Kushtetutës së RK të datës 7 Shtator 1990. Pas miratimit të këtyre dokumenteve Ramadani me shokë u largua nga Kosova. Me konstituimin e I të Kuvendit të RK në ekzil Ramadan Kelmendi zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ka qenë kryetar i LDK në Mitrovicë, Kryetar i Juristëve të Kosovës në vitit 2000. R. Kelmendi u zgjodh Deputet i Kuvendit të Kosovës, u dekoruar ma Medalje të Pavarësisë nga Presidenti i Kosovës. Ka qenë në specializim në Francë dhe Angli. Mr. R. Kelmendi, ka të publikuara 93 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.