Rajmonda Kromidha
Doktor e shkencave të natyrës – kimis – analitike
Lindi në maj të vitit 1953 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës Dega e Kimisë i kreu në Tiranë më 1975. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1996 me temën: ” STUDIMI DHE OPTIMIZIMI I METODAVE ANALITIKE TË PËRCAKTIMIT TË METALEVE TË ÇMUARA NË MINERALE DHE NË PRODUKTE TEKNOLOGJIKE”. Dr. Rajmonda Kromidha së pari punoi si kimiste-shef reparti në Fabrikën e Letrës në Liezhë, mandej kimiste-analitike në Institutin S.P. të Gjeologjisë të Tiranës. Drejtor i Departamentit të Analizës së lëndëve të para minerale në Tiranë dhe shef në Laboratorin Gjeologjik. Dr. R. Kromidha ka punuar sipas metodave spektrometrike të përcaktimit të platinit dhe të palladit. U dekorua me medalje për “Punë të shquar në miniera-gjeologji”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.