← Shfleto

Rahmil Nuhiu

Doktor i shkrncave të ekonomisë

Lindi në gusht të vitit 1943 në Rahovicë të Preshevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Ekonomiken) në Gjilan. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik-Dega e Marketingut në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1975 me temën: ”ASPEKTET E TREGUT NË PLASIMIN E PRODUKTEVE TË REJA TË KSA TË KOSOVËS”(kr). Mr. Rahmil Nuhiu doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në qershor të vitit 1986 me temën: ”AFTËSIA AKUMULUESE DHE NDIKIMI I SAJ NË PRODHIMIN SHOQËROR TË EKONOMISË SË KOSOVËS”. Dr. Rahmil Nuhiu së pari punoi si mësimdhënës në Shkollën Ekonomike të Gjilanit, në Gjimnaz të Preshevës dhe në Kuvendin Komunal, mandej në Elektroekonominë e Kosovës në Obiliq, në Qendrën Medicinale në Gjilan, në Entin Krahinor të Planifikimit Shoqëror në Prishtinë e më 1994 kaloi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës së pari si ligjërues, ku arriti deri te prof. inordinar i lëndëve: Bazat e statistikës dhe Kërkimi i tregut në këtë fakultet. Ka qenë këshilltar në Institutin Ekonomik të Prishtinës, ka të botuara më tepër se 200 punime në kuadër të projekteve të programeve investive të lëmit të ekonomisë, ka edhe një tekst universitar. Vdiq në Prishtinë më 2006.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.