← Shfleto

Rahmije Mustafa-Topxhiu

Magjistër e shkencave të ekonomisë

Lindi në maj të vitit 1962 në Rimanishtë të Prishtinës. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin Ekonomik i kreu në Prishtinë më 1985. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimat pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në shtator të vitit 2000 me temën: ”NDIKIMI I SISTEMEVE EKONOMIKE BASHKËKOHORE NË EFIKASITETIN EKONOMIK”. Mr. Rahmije Mustafa-Topxhiu së pari punoi në Bankën Popullore të Kosovës, në Kontabilitetin Shoqëror të Kosovës, mandej u zgjodh asistente e lëndës Bazat e statistikë në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës, në Qendrën e Biznesit të Vogël “Eureka” është marrë me mbledhjen dhe më përpunimin e të dhënave të publikuara me punë shkencore të saj. Ka qenë përfaqsuse e zgjedhur e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) në Prishtinë. Ka marrë pjesë në realizimin e projekteve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës-Njësia Mobile e Trajnimit.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.