← Shfleto

Ragip Mulaku

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1949 në Ceceli të Vushtrrisë. Shkollën fillore e nisi në vendlindje e vazhdoi në Samodrexhë dhe e kreu në Prilluzhë, kurse të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Vushtrri. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë më 1974. Po në këtë fakultet i kreu edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në korrik të vitit 1983 me temën:”SISTEMI FOLJOR NË GJUHËN E SHKRIMTARËVE TË VJETËR VERIORË”. Mr. Ragip Mulaku doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në janar të vitit 1997 me temën”PARASHTESAT E PRAPASHTESAT E GJUHËS SHQIPE NË SHKRIMET E VJETRA (SHEKUJT XV-XVII)”. Dr. Ragip Mulaku së pari punoi si prof. i gjuhës shqipe në Gjimnaz të Vushtrrisë, mandej në Institutin Albanologjik si hulumtues i pavarur e tash bashkëpunëtor shkencor në këtë institut. Ka të botuara 40 punime shkencore në revista të Kosovës e të Maqedonisë dhe si botim të veçantë temën e magjistraturës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.