← Shfleto

Ragip Krasniqi

Magjistër i shkencave të filologjisë – folklorit

Lindi më 1933 në Buçe të Dragashit (Sharrit). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Progjimnazin në Dragash, mandej e kreu me kurse Shkollën Normale dhe SHLP në Prizren, kurse Fakultetin Filozofik-Dega Gjuha Shqipe e kreu në Beograd më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Beograd ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1982 me temën:”?“. Mr. Ragip Krasniqi punon që nga viti 1949 së pari si mësues, arsimtar në Bresanë të Opojës dhe profesor i gjuhës shqipe në Dragash. Ka qenë drejtor i shkollës Tetëvjeçare në Llapushnik, e më 1982 u largua nga procesi arsimor dhe u punësua si nënpunës në Fabrikën “Drateks” të Dragashit ku punoi deri në pension. Mr. R. Krasniqi për shumë kohë bashkëpunoi me Institutin Albanologjik të Prishtinës për mbledhjen e thesarit Folklorik Shqiptar. Për punën e tij të palodhshme është nderuar me lavdata dhe mirënjohje.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.