Rafet Rudi
Magjistër i artit – muzikës
Lindi më 1949 në Mitrovicë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (të Muzikës) e kreu në Prishtinë. Akademinë e Muzikës - Dega e Dirigjimit - e kreu në Beograd më 1973, kurse Komponimin më 1974 në të njëjtin fakultet. Studimet pasuniversitare i bëri në Akademinë e Muzikës të Sarajevës, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1978 me temën:”KONCERT PËR KITARË E ORKESTËR HARQESH” (sr). Mr. Rafet Rudi së pari punoi si profesor i muzikës në Shkollën e Muzikës të Prishtinës, kurse prej vitit 1976 punon në Fakultetin e Arteve – Dega e Muzikës në Prishtinë, ku ligjëron lëndën Format muzikore dhe arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Specializimin e bëri në Konservatoriumin Nacional të Parisit. Ka 40 komponime të gjinive të ndryshme dhe ka qenë një kohë të gjatë dirigjent i Korit Profesional të Radiotelevizionit të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.