Qirjako Meniko
Doktor i artit – pikturës
Lindi më 1945 më Himarë. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në Tiranë ku i kreu edhe studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve – Dega e artit figurativ – pikturës në Tiranë më 1970. Ka doktoruar në Fakultetin e Arteve të Tiranës në shkurt të vitit 2000 me temën: ”PSIKOLOGJIA E PËRCEPTIMIT NGJYROR NË NATYRË E NË ART”. Dr. Qirjako Meniko doktoroi në art në lëmin e pikturës dhe punoi si pedagog i pikturës në Akademinë e Arteve të Tiranës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.