Qerim Selimi
Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë
Lindi në prill të vitit 1963 në Vërnicë të Vushtrrisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen ( të Mjekësisë) në Mitrovicë. FSHMN – Dega e Biologjisë e kreu në Prishtinë më 1989. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHM Dega e Ekologji - Drejtimi Ekoteknokologji - në Zagreb, që për shkaqe të luftës në Kroaci, tema është mbrojtur më vonë dhe magjistroi në FSHM në Sarajevë në qershor të vitit 2000 me temën: ”EFEKTI I NDOTJES ME METALE TË RËNDA NË DISA PARAMETRA BIOKIMIK NË INDET E BRETKOCËS ( RAMA RIDIBUNDA PALLAS )”(sr). Mr. Qerim Selimi doktoroi në FSHMN të Prishtinës në janar të vitit 2002 me temën:” PËLLUMBI URBAN (COLUMBA LIVIA) SI BIOMONITOR I NDOTJES SË MJEDISIT ME METALE TË RËNDA NË MITROVICË”. Dr. Qerim Selimi më 1989 u zgjodh demonstrator i ushtrimeve të biologjisë për student të Fakultetit të Mjekësisë, mandej asistent i fiziologjisë krahasuese në Degën e biologjisë të FSHMN të Prishtinës. Ka të botuara 6 punime shkencore, një tekst për shkolla të mesme si koautor. Dr. Qerim Selimi ka qenë pjesëmarrës aktiv në UÇK në Brigadën 153 me shtabin kryesor në Zllash të Prishtinës deri në përfundim të luftës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.