Qerim Kamberi
Doktor i shkencave të natyrës – fizikës
Lindi më 1951 në Gajre të Tetovës. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Tetovë. Fakultetin e SHMN-Dega e Fizikës e kreu në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në SHMNF të Beogradit, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1982 me temën: ” MATJA ABSOLUTE E RREZATIMIT OPTIK TË ZBËRTHYER SPEKTRAL NË EKSPERIMENTET ME TUFËZ ELEKTRONËSH”(sr). Mr. Qerim Kamberi doktoroi në FSHMN të Prishtinës në prill të vitit 1988 me temën: ”FIGURAT MUORE TË SISTEMIT ZONAL TË LEMINISKATEVE ME SISTEME TË TJERA TË VIJAVE TË LAKUARA”. Dr. Qerim Kamberi së pari u zgjodh asistent i Mekanikës kuantike, ku arriti deri te prof.inordinar i kësaj lënde në FSHMN-Dega e Fizikës në Prishtinë. Ka të botuara 7 punime shkencore si autor-koautor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.