Qerim Dalipi
Magjistër i shkencave të historisë
Lindi në shkurt të vitit 1970 në Zajaz të Kërçovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Kërçovë. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë - e kreu në Prishtinë më 1995. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në shtator të vitit 2000 me temën: ”INKURSIONET OSMANE NË TREVAT SHQIPTARE DERI ME 1402”. Mr. Qerim Dalipi filloi punën si profesor i historisë në Kërçovë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.