← Shfleto

Qemal Morina

Magjistër i shkencave të filologjisë – arabe

Lindi në janar të vitit 1951 në Hodonoc të Kamenicës (Dardanës). Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Rogoçicë, kurse Medresenë në Prishtinë. Fakultetin e Filologjisë-Dega Gjuhë Arabe - e kreu në Universitetin Islamik të Odurmanit në Sudan më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Filologjisë të Kajros, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1979 me temën: ”STUDIME KONTRASTIVE NDËRMJET GJUHËS ARABE DHE GJUHËS SHQIPE NË LËMIN E FONOLOGJISË”(ar). Mr. Qemal Morina ka punuar si përkthyes 10 vjet në Libi. Ka më tepër se 167 punime të përkthyera me komentime të gjuhës arabe në shqipe dhe anasjelltas. Mr. Q. Morina është ligjërues i gjuhës arabe në Fakultetin e Studimeve Islame të Prishtinës, ka qenë edhe prodekan i këtij fakulteti. Ka specializuar në Institutin e Studimeve Orientale në Londër. Ka marrë pjesë në më tepër se 20 simpoziume me kumtesa në Kosovë dhe jashtë saj, dhe ka të përkthyera 4 libra.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.