Qemal Lena
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi më 1950 në Burrel. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1973. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1993 me temën: ” KOMPLEKSIMI RACIONAL I METODAVE TË KËRKIMIT TË MINERALIZIMIT TË KROMIT NË RAJONIN LINDJA E THEKNËS – TËRMAVË – PYLLI I ZI – SHESHI I ÇUKËS - LIVADHI I DASHIT – VETËTIMA DHE PROGNOZIMI I MINERALMBAJTJES SË TIJ ”. Dr. Qemal Lena punoi si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike të Burrelit. Ky u mor me kërkimin dhe zbulimin e mineralizimit të kromit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.