← Shfleto

Qemal Buçinca

Doktor i shkencave teknike – makinerisë

Lindi në maj të vitit 1941 në Vushtrri. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse teknikën në Mitrovicë. Fakultetin e Makinerisë-Anijendërtimtarisë e kreu në Zagreb më 1969 edhe studimet pasuniversitare i bëri në këtë fakultet të Zagrebit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1976 me temën: ”PROCESI I STUDIMIT”(kr). Mr. Qemal Buçinca doktoroi në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës në tetor të vitit 1999 me temën: ”VARSHMËRIA RECIPROKE E PARAQITJES SË NDALJEVE DHE E SIGURISË SË PUNËS TË PJESËVE TË NDËRLIDHURA NË SERI TË SISTEMIT PRODHUES”. Dr. Qemal Buçinca në fillim punoi si teknik në Stantërg, si inxh. i diplomuar në Kombinatin “Kosova” të Obiliqit, më 1970 u zgjodh asistent për lëndët Motorët me djegie të brendshme dhe Organizimi i punës, në Fakultetin Teknik të Prishtinës. Ka ligjëruar edhe në SHLT në Mitrovicë në të dy gjuhët, tash është docent i lëndës Organizimi i punës. Dr. Q. Buçinca ka qenë shef i Seksionit të Makinerisë në Fakultetin Teknik të Prishtinës, si dhe prodekan, anëtar i Kuvendit të Universitetit të Prishtinës. Ka ligjëruar edhe në shkallën e tretë të studimeve në këtë fakultet. Ka të botuara 7 tekste universitare-shkollore, 12 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.