Qemajl Hasani
Magjistër i shkencave organizative
Lindi më 1946 në Ashlan të Vushtrrisë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Teknikën) i kreu në Mitrovicë. SHLT e kreu në Prishtinë, kurse shkallën e dytë e vazhdoi në Fakultetin e Shkencave Organizative në Beograd, ku diplomoi më 1979. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në janar të vitit 1985 me temën:”ORGANIZIMI I VEPRIMTARISË INVENTIVE NË FUNKSION TË RRITJES SË PRODUKTIVITETIT DHE TË AFTËSISË AKUMULATIVE DHE REPRODUKTIVE TË ORGANIZATAVE TË PUNËS SË BASHKUAR NË INDUSTRINË E KSA TË KOSOVËS”(sr). Mr. Qemajl Hasani punoi në Kombinatin “Kosova” të Oboliqit, kryetar i Rinisë në Prishtinë, gazetar i RVP dhe redaktor i tij, në Komitetin Komunal të LKJ dhe LS-së Prishtinës, në Komitetin Krahinor të LK të Kosovës. Mr. Q. Hasani ka marrë pjesë në shumë tubime për veprimtarinë inventive në vend dhe jashtë. Ka të botuara 20 punime shkencore, është drejtor i përgjithshëm i Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.