Qemajl Gërdovci
Magjistër i shkencave teknike – makinerisë
Lindi më 1954 në Vushtrri. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Teknike) në Mitrovicë. Fakultetin Teknik-Dega e Makinerisë - e kreu në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Teknik të Novi Sadit ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1987 me temën: ”KONTRIBUT NË HULUMTIMET E SISTEMEVE MBROJTËSE DHE ORGANIZIMI I NJERËZVE NË STREHIMORE NGA TRONDITJET QË VIJNË NGA EKSPLODIMET NUKLEARE NË AJËR”(sr). Mr. Qemajl Gërdovci punoi si inxh. në Byron Projektuese në Zveçan, në Fabrikën e Amortizatorëve në Prishtinë, në Kombinatin “Trepça” në Mitrovicë, në SHLT në Mitrovicë si ligjërues i Elementeve të makinave. Tash është ligjërues në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Mitrovicë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.