Qazim Pajazitaj
Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë
Lindi në dhjetor të vitit 1948 në Çubrel të Skenderajt. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Rakosh, kurse të mesmen (Normalen) e kreu në Mitrovicë. FSHMN-Dega e Biologjisë - e kreu në Prishtinë më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Biologjisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1983 me temën: ”HULUMTIMET TAKSONOMIKE, FLOROLOGJIKE DHE EKOLOGJIKE TË MINUERIT (CHENOPODIUM L) NË RAJONIN LINDOR TË KOSOVËS”(kr). Mr. Qazim Pajazitaj doktoroi në FSHMN të Prishtinës në qershor të vitit 2000 me temën: ”HULUMTIMET FITOCENOLOGJIKE TË VEGJETACIONIT RURAL TË KOSOVËS”. Dr. Qazim Pajazitaj punoi si mësimdhënës në Shkollën e Entit për Inkuadrim në Prishtinë, mandej si prof. i Biologjisë në Gjimnazin e Prishtinës. Më 1976 u pranua asistent i Biologjisë në FSHMN-Dega e Biologjisë në Prishtinë, ku arriti deri te docent i lëndës sistematika e bimëve të larta në këtë fakultet. Ka të botuara 15 punime shkencore, një Fjalor të emrave të bimëve si bashkautor, si dhe 2 tekste universitare dhe është bashkautor i 4 teksteve të biologjisë për shkolla të mesme.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.