Qazim Lleshi
Doktor i shkencave të natyrës – gjeografisë
Lindi në prill të vitit 1930 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Normalen) i kreu në vendlindje. SHLP-Dega Gjeografi e kreu në Beograd, ku e kreu edhe Shkallën e Dytë të FSHMN-Dega Gjeografi më 1959. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Zagrebit, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1965 me temën: ”PRIZRENI, PRISHTINA DHE MITROVICA-BAZAT GJEOGRAFIKE DHE FUNKCIONI I ZHVILLIMIT TË TYRE”(kr). Mr. Qazim Lleshi doktoroi në të njëjtin fakultet të SHMN-Enti i Gjeografisë në Zagreb në nëntor të vitit 1972 me temën:”QYTETET E KOSOVËS”(kr). Dr. Qazim Lleshi së pari punoi si arsimtar-profesor i Gjeografisë në Rahovec e Gjakovë, mandej në Entin e Planifikimit të Kosovës në Prishtinë, mandej zgjidhet asistent i ekologjisë humane dhe Amerika me Oqeani në FSHMN-Dega e Gjeografisë në Prishtinë, ku arriti deri te prof. ordinar i këtyre lëndëve në këtë fakultet ku punoi deri në pension. Dr. Q. Lleshi mori bursë nga Qeveria belge dhe specializoi në Bruksel. Ka më tepër se 200 punime, artikuj nga lëmi i Gjeografisë dhe i urbanizmit. Ka edhe 4 tekste për shkolla të mesme dhe 3 universitare.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.