Qazim Hyseni
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi me 1957 në Skenderaj. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, kurse magjistroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1993 me temën: ”FUNKSIONI VENTILUES I TUBËS SË EUSTAKIT TE PEZMATIMET KRONIKE NË VESHIN E MESËM”. Mr. Qazim Hyseni doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në janar të vitit 1995 me temën: ”KONTRIBUT I ELEKTRONISTOGMAGRAFISË NË DIAGNOSTIFIKIMIN E DËMTIMEVE TË APARATIT VESTIBULAR”. Dr. Qazim Hyseni specializoi për sëmundjet e veshit në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit dhe të Prishtinës, tash është prof. inordinar i lëndes së Otolaringologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Ka të botuara 10 punime shkencore si autor-koautor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.