Qaush Bajrushi
Magjistër i shkencave kimiko – teknologjike
Lindi më 1943 në Kliçinë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse atë të bujqësisë në Pejë. Fakultetin Filozofik-Dega e kimisë, e kreu në Prishtinë më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1976 me temën: “SHQYRTlMI DETAL I UJIT INDUSTRIAL TË KOMBINATIT „KOSAVA“ DHE PËRPUNIMI I TIJ“(kr). Mr. Qaush Bajrushi së pari punoi si kimist dhe udhëheqës i Laboratorit të Kimisë në Ngrohtore e mandej edhe Drejtor i OP “Ngrohtorja“ në kuadër të Kombinatit „Kosova“ në Obiliq, mandej kaloi drejtor i Ujsjellsit Rajonal „Batllava“ të Prishtinës, ku një kohë të gjatë ishte drejtor i kësaj Organizate. Mr. Q. Bajrushi ka të botuara 4 punime shkencore nga lëmi i teknologjisë së ujrave.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.