Qamil Haxhibeqiri
Doktor i shkencave të natyrës – matematikës
Lindi më 1949 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik Dega e Matematikës e kreu në Prishtinë më 1971. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Zagrebit, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1974 me temën: ”RETRAKTET NË KATEGORINË TOPOLOGJIKE DHE NË KATEGORINË E FOEMËS”(kr). Mr. Qamil Haxhibeqiri doktoroi në të njëjtin fakultet në Zagreb në dhjetor të vitit 1980 me temën: ”FIBRACIONËT E FORMËS PËR HAPËSIRA TOPOLOGJIKE”(kr). Dr. Qamil Haxhibeqiri punën e filloi si asistent i lëndës Analiza II dhe III në FSHMN ku arriti deri te prof. ordinar i Topologjisë në Katedrën e Matematikës në FSHMN të Prishtinës ku edhe punon. Ka të botuara 12 punime shkencore, 17 punime profesionale, 2 tekste për shkolla të mesme si koautor. 3 tekste universitare. Ka marrë pjesë në 7 simpoziume kombëtare e ndërkombëtare me kumtesa. Ka mbajtur ligjërata në universitetet në Sofje, Varshavë dhe Tiranë. Jeton në Gjakovë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.