Pranvera Lazo
Doktor i shkencave – kimisë inxhinierike
Lindi në janar të vitit 1955 në Tiranë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Studimet e larta i kreu në Universitetin Nanking (Kinë). U diplomua si inxhinier e kimisë. Specializimin e kimisë për analizën e plazmes së induktuar ( I C P ) e kreu në Kinë. Aty e mbrojti edhe doktoratën më 1992 me temën: ” STUDIME ANALITIKE TË PËRCAKTIMIT TË ELEMENTEVE TË T. R. NË MOSTRAT SHKËMBORE DHE NË DISA DREJTIME PËR RIKUPERIMIN E TYRE (ki). Nostifkuar në Universitetin e Tiranës më 1994. Dr. Pranvera Lazo së pari punoi si kimiste analiste dhe shef i Laboratorit të Ndërmarrjen Gjeofizike të Tiranës. Më 1999 u kthye pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Tiranës. Është marrë me metoda kimikoanalitike të përcaktimit të elementeve të metaleve të çmuara. Ka 17 artikuj e referate dhe 19 kumtesa të mbajtura në simpoziume të ndryshme.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.