Polikron Vaso
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në dhjetor të vitit 1942 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave i kreu në Tiranë më 1967. Studimet pasuniversitare i kreu në Institutin Politetknik në Nancy (Francë). Aty edhe doktoroi më 1983 me temën: ”ANALIZA VARGORE E SHTRESAVE MINERALE TË DRENOVËS (SHQIPËRI) DHE STUDIMI PETROGRAFIK I SHTRESAVE TË QYMYRIT”(fr). Dr. Polikron Vaso së pari punoi si inxh. gjeolog në kombinatin “Josif Pashko” Tiranë, mandej në Ndërmarrjen Gjeologjike të Pukës dhe si kryegjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike të Tiranës. Më 1993 mori titullin “Mjeshtër kërkimesh”. Është marrë me kërkimzbulimin e mineraleve të bakrit. Rezultatet i paraqiti në studime dhe në 12 artikuj shkencorë. Ka marrë pjesë në simpoziume dhe është dekoruar me “Medalje Pune” dhe me “Çmimin e Republikës” të shk. I.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.