← Shfleto

Polikron Theodhori

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në mars të vitit 1944 në Përmet. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Teknikumin në Tiranë, Studimet i kreu (naten) në Fakultetin e Inxhinierisë – Dega Gjeologji e Miniera në Tiranë më 1961. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1983 me temën: ” SEDIMENTOLOGJIA DHE EVOLUCIONI PALEOGJEOGRAFIK MEZOZOIK NË NËNZONËN E CUKALIT”. Dr. Polikron Theodhori së pari punoi si teknik gjeolog në Ekspeditën e qymyrit në Tiranë, teknik në Laboratorin Qendror të Gjeologjisë. Punoi si petrograf në I. S.P. Gjeologjia të Tiranës. Më 1995 merr titullin “ Drejtues kërkimesh”. Ka bërë analiza mikroskopike-petrografike të shkëmbinjve sendimentarë. Rezultatet i ka paraqitur në raporte, në simpoziume e konferenca, si dhe në 17 artikuj shkencorë. Ka qenë pedagog i jashtëm në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.