Pjetër Gjuravçaj
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi në mars të vitit 1935 në Malin e Trieshit. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Tuz, kurse Normalen e nisi në Gjakovë dhe e kreu në Prishtinë, këtu e kreu edhe SHLP-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe ku diplomoi më 1968. mandej e vazhdoi shkallën e dytë të Fakultetit Filozofik në të njëjten Degë dhe u diplomua në Prishtinë më 1973. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet postdiplomike dhe magjistroi në Prishtinë në dhjetor të vitit 19-- me temën:”POEZIA GOJORE POPULLORE NË MALËSINË E MBISHKODRËS (HOT, GRUDË, TRIEPSH E KAJË)” Mr. Pjetër Gjuravçaj doktoroi në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë në dhjetor të vitit 199-- me temën: ”GJUHA, FORMA DHE VARGU METRIK I POEZISË GOJORE NË HAPËSIREN E MALËSISË SË MBISHKODRËS”. Dr. Pjetër Gjuravçaj punoi si mësues në Arzë të Malit të Hotit, në Traboin të Moçëm, në Triesh të Epërm. U ka ligjëruar edhe studentëve shqiptarë të Universitetit të Podgoricës. Ka qenë bashkëpunëtor i Institutit Albanologjik dhe Ballkanik Ky ka qenë edhe i lavdëruar e i dekoruar me diplomën “Iskra” dhe “Oktoih”nga Republika e Malit të Zi.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.