Piro Leka
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në nëntor të vitit 1950 në Korçë. Mësimet e para dhe të mesmet i mori në vendlindje. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1973. Po në këtë fakultet edhe u doktorua më 1994 me temën:” KËRKIMI ELEKTROMETRIK I VENDBURIMEVE SULFURE NË KUSHTE GJEOELEKTRIKE TË NDËRLIKUARA”. Dr. Piro Leka së pari punoi si inxh. i gjeofizikës në Ndërmarrjen Gjeofizike të Tiranës. U specializua në Napoli (Itali). Ka referuar në konferenca e simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare. Është dekoruar me “Medalje Pune”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.